Abelard Tahiri mban konferencë për media pas tensioneve në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abelard Tahiri mban konferencë për media pas tensioneve në Kuvend

    Insajderi
    05 May 2022 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas situatës së tensionuar në seancën e sotme të Kuvendit, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri do të mbajë konferencë për media.

    Sipas njoftimit të PDK’së, konferenca do të mbahet në orën 14 e 45, në hollin e Kuvendit.

    “Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban Konferencë për media në Hollin e Kuvendit të Kosovës, sot (e enjte) ora 14:45;”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Tahiri e ka hedhur kutinë e votimit që u vendos para foltores në Kuvendin e Kosovës, të cilën deputeti i LVV-së, Salih Zyba u mundua t’ia hiqte nga duart.

    Deputeti i LVV-së, Salih Syba ndërhyu, gjë që solli një përplasje verbale mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

    Kutia u soll aty si përgatitje për të votuar pë dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetues.

    Para pauzës, opozita nisi veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme, pasi u refuzua që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimor parlamentar për rrymën.

    Ata bënë zhurmë duke goditur me shishe tavolinat e Kuvendit dhe foltoren.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark