Abelardi "kapet" edhe me Mimoza Kusarin, ngritet nga ulësja dhe ia lë në tavolinë statistikat për rrymën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abelardi “kapet” edhe me Mimoza Kusarin, ngritet nga ulësja dhe ia lë në tavolinë statistikat për rrymën

    Insajderi
    28 April 2022 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ia ka lëshuar në tavolinën shefes së GP të Vetëvendosjes Mimoza Kusari statistikat për prodhim, eksport e import të rrymës të cilat u propozuan nga PDK-ja para disa ditësh në një konferencë për media.

    Teksa e mori fjalën Kusari Lila për t’ju kundërpërgjigjur Tahirit ky i fundit u ngrit nga ulësja dhe ia lëshoi letrën me statistikat e rrymës në tre muajt e fundit.

    Tahiri dhe Kusari janë përplasur me replika e kundërreplika lidhur me formimin e komisioneve hetimore të energjisë të propozuar nga opozita dhe Vetëvendosje.

    Tahiri ka insistuar që Komisioni Hetimor i opozitës të formohet dhe i njëjti të votohet nga partia në pushtet, por me këtë s’është pajtuar Mimoza Kusari Lila, e cila ka kundërshtuar formën e iniciuar nga opozita.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark