
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër mënyrën e veprimit politik të Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti.
Ai tha se nuk mund të funksionojë një qasje e tillë, ku një parti në mëngjes akuzon LDK-në për bashkëpunim me Listën Serbe, ndërsa në mbrëmje dërgon ftesë për bashkëpunim koalicioni.
“Kjo mënyrë e të bërit politikë mund të ketë funksionuar në të kaluarën, por jo më. S’mund të operosh me idenë që njëherë akuzon të tjerët për bashkëpunime të pabaza, e më pas kërkon aleancë. Kështu nuk funksionon politika. Me mua nuk funksionon – as për të, as për askënd tjetër,” u shpreh Abdixhiku.
Ai theksoi se kjo logjikë politike nuk është e pranueshme për LDK-në dhe nuk do të ketë më vend në marrëdhëniet me partitë e tjera.