Abrashi dënon sulmin ndaj shoferit kosovar në Krushevc - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi dënon sulmin ndaj shoferit kosovar në Krushevc

    Insajderi
    05 March 2016 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka reaguar ashpër ndaj raportimit për sulmin që i është bërë një vozitësi kosovar në Krushevc të Serbisë nga një grup serbësh

    Abrashi, që njëherësh është edhe Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se ky sulm i ulët kriminal, i kryer siç është thënë në shenjë hakmarrje ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, është i papranueshëm dhe autoritetet e atjeshme duhet që sa më parë të identifikojnë dhe nxjerrin para drejtësisë ato grupe banditësh që kryejnë akte të tilla ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    “Veprimet e tilla kriminale, nga kushdo dhe kudo që ato kryhen, janë të patolerueshme, andaj Qeveria e Serbisë, duhet që sa më parë të distancohet nga veprimet të cilat po nxisin akte të tilla, siç është pengimi i qarkullimit të librave shkollorë dhe plotë veprimeve të tjera në shpërpushje me marrëveshjet e arritura si dhe me frymën dhe vlerat demokratike perëndimore”, ka thënë Abrashi në një postim në Facebook.

    Qeveria e Kosovës, sipas tij, do të kërkojë me insistim nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë presion mbi autoritetet serbe që “me veprimet e tyre të mos jenë shkaktarë të tensioneve dhe veprimeve të dhunshme e joligjore”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark