Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se është duke u përpjekur për gjetjen e mjeteve për pensionet e veteranëve të luftës.
Ai thotë se për muajin shtator për këto pagesa u duhet të sigurojnë rreth 1.7 milionë euro.
“Do të bëjmë përpjekje që të sigurojmë buxhetin edhe për tre muajt e fundit me një kosto prej 5 milionë euro”, ka deklaruar Abrashi.
Kurse Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka arsyetuar mos eksekutimin e mjeteve, duke thënë se të gjitha paratë e parapara për këtë kategori ishin shfrytëzuar pas publikimit të listave e që numri i veteranëve kishte arritur në 28 mijë.
Nga ana tjetër Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së kanë paralajmëruar protestë për sot në ora 12:00, për siç kanë thënë ata padrejtësitë që u janë bërë familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të tjera të luftës së UÇK-së nga ana e Ministrisë të Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Insajderi.com