Deputeti i VV-së, Artan Abrashi dhe ai i PDK-së, Mërgim Lushtaku kanë nisur një debat në rrjete sociale , e ai që i ka frymëzuar të dy del të jetë fenomeni i Tik tokut, “Esati”.
Ishte deputeti i VV-së, që duke postuar një foto të një postimi të mëhershëm të Lushtakut, ra në nivel të Tik tokut në debat politik.
Pastaj, ishte Lushtaku që komentoi në postimin e Abrashit duke përdorur shprehjen “mos u merakos për atë punë”