Abrashi i inkurajuar nga të dhënat e fundit të ASK-së për nivelin e papunësisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi i inkurajuar nga të dhënat e fundit të ASK-së për nivelin e papunësisë

    Insajderi
    26 November 2016 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punës, Arban Abrashi, ka thënë se të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave së Kosovës lidhur me shkallën e papunësisë në vend janë inkurajuese.

    ASK publikoi të premten rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtorë, sipas së cilës, papunësia në vend është 26 për qind, që është rënie prej 9 për qind.

    ”Duke filluar prej vitit 2012 e deri me 2015, papunësia në Kosovë asnjëherë nuk kishte pësuar rënie nën 30%. Viti 2016 shënon herën e parë që papunësia bie nën këtë nivel, duke arritur në 26.2%”, ka thënë Abrashi.

    Abrashi ka thënë se buxheti i ri i Kosovës, që për herë të parë arrin shifrën e dy miliardëve, do të ndikojë në këtë trend pozitiv.

    “Jemi te vetëdijshëm për problemet tona ende të shumta, por me këtë trend të rënies së papunësisë, me buxhetin që për herë të parë e arrin shifrën prej dy miliardë eurosh dhe me rritjen e përgjithshme të zhvillimit ekonomik në rreth 4%, këto trende pozitive vetëm sa do të vazhdojnë të rriten duke rritur kështu zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve tanë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark