Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka bërë të ditur se Qeveria e Zvicrës ka hapur rrugë për pensionet e shqiptarëve në këtë shtet.
“Lajme të mira nga Zvicra. Qeveria Zvicerane hapi rrugën për marrëveshje në fushën e pensioneve”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në facebook, por duke mos dhënë më shumë detaje.
Ministri Abrashi, zgjidhjen e këtij problemi e kishte nisur qysh në fillim të mandatit. Ai kishte premtuar se në tetor të 2015 do të zgjidhej kjo çështje./Insajderi.com