Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar me organizatën gjermane “Help-Hilfe zur Selbsthilfe” nënkupton ndarjen e i 500 mijë eurove për vetëpunësim.
“Sot së bashku me Timon, përfaqësues i organizatës gjermane “Help-Hilfe zur Selbsthilfe” nënshkruam aneks marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit për ofrimin e granteve për biznese të vogla dhe trajnime profesionale”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
Sipas tij, aneks marrëveshja përmban fonde shtesë për projektin, që nënkupton më shumë grante për vetëpunësim ne vlerë prej afërsisht 2 mijë euro, shumë kjo e cila përfshinë edhe investimin nga përfituesit prej 15 për qind.