Abstenoi për Trustin - Balje: Momenti më i vështirë në karrierën time - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abstenoi për Trustin – Balje: Momenti më i vështirë në karrierën time

    Insajderi
    25 May 2022 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Grupit Multietnik, Duda Balje, abstenoi kalimin e Projektligjit të Trustiti nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës.

    Ajo ka thënë se vepron kështu me arsyetimin se e përfaqëson tetë deputetët e Grupit Multietnik, e sipas saj “katër janë pro tërheqjes dhe katër të tjerë kundër tërheqjes së mjeteve nga Fondi Pensioanl i Kosovës”, shkruan Gazeta Insajderi

    Por, në fillim të muajit maj, Balje kishte konfirmuar për Insajderin se ishte pro iniciativës së propozuar nga PDK, për tërheqjen e 30%.

    “Personalisht do ta përkrahi dhe dua t’i jap qytetarëve të Kosovës vet me vendos për vete nëse donë me marrë 30%, po nëse jo nuk është e obligueshme. Nëse ata mendoj se nuk është mirë me marrë ata nuk kanë obligim me marrë. Ne kemi dal prej një kohë shumë të vështirë financiarisht dhe tash unë mendoj që është shumë fer, e drejt pasi është pare e qytetarëve, ata vet me vendos për vete”, pati thënë Balje për Gazetën Insajderin.

    Abstenimin e sotëm Balje po e cilëson si momentin më të vështirë të karrierës

    Ky është momenti më i vështirë në karrierën time, pasi abstenimi është në emër të Grupit Parlamentar ndërsa personalisht jam pro”, tha Balje në hollin e Kuvendit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark