×
  • Lajme
  • Lajme

    Abuzime, keqpërdorim, miliona euro- opozita në Gjilan me akuza të rënda per Alban Hysenin dhe paratë qe ia transferoi “Tregut”

    Insajderi
    29 August 2024 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Riad Rashiti, ka akuzuar kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni se ka abuzuar me buxhetin komunal.

    Sipas tij, kryetari i ka transferuar 661 mijë euro te NPL Tregu.

    Kryetari komunës po abuzon me buxhetin komunal, i transferoi 661 mijë euro te NPL Tregu, aty ka shumë skandale dhe keqpëdorime Sipas raportit gjashtë mujor financiar 2024, nga buxhetit i komunës janë bërë 44 transfere në vlerë prej 661,444.50 euro, të gjitha këto në emër të vendimit të Kuvendit Komunal dhe marrëveshjes në mes komunës së Gjilanit dhe Ndërmarrjes Publike Lokale “TREGU” për mirëmbajtjen e objekteve, sigurimin (rojen) dhe mirëmbajtjen e shesheve dhe parqeve të qytetit“, tha ai.

    Rashiti, ka shkruar se shërbimet që iu dhanë “NPL Tregut”, më parë kryheshin përmes procedurave të tenderimit, ndërsa tash janë dyfishuar shpenzimet me vendim të kryetarit Hyseni.

    Ky vendim ishte propozuar nga kryetari i komunës me arsyetimin për zvogëlimin e shpenzimeve të buxhetit komunal, ku deri në vitin 2022 kishte kompani të kontraktuar për këto shërbime dhe shpenzimet për të gjitha këto ishin rreth dy milion euro për tri vite. Mirëpo kryetari i komunës i ka dyfishuar këto shpenzime të buxhetit të komunës, ku vetëm për vitin 2024 shpenzimet do të jenë mbi 1.3 milion euro, pra për tri vite po shpenzohen mbi katër milion euro, e jo dy milion sikur më parë përmes procedurave të tenderimit“, tha ai.

    Tutje, ai tha se kryetari ka transferuar buxhet tjetër edhe për blerjen e paisjeve, përtej shumës së miratuar.

    Me NPL “Tregu” nuk mund të bëjë pazare pa kufijë askush, e as kryetari i komunës. Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje është bashkë përgjegjës në këto skandale, abuzime e keqpërdorime. Ai ende nuk e ka dërguar raportin vjetor financiar tek bordi i ndërmarrjes, ndërsa afati ligjor ka qenë që në muajin mars raporti të dërgohej edhe në Kuvendin Komunal për miratim. Bordi i Ndërmarrjes duhet të kryej punën e vet me përgjegjësi dhe të kërkoj llogaridhënie nga menaxhmenti i kësaj kompanie, ndërsa raportimi në KK Gjilan është obligim ligjor që nuk mund t’i ikë askush“, ka shkruar Rashiti në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark