Abuzimi seksual i fëmijëve në kampet e refugjatëve në Greqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Abuzimi seksual i fëmijëve në kampet e refugjatëve në Greqi

    Insajderi
    14 August 2016 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas studimeve që janë bërë del se shumë kampe të refugjatëve në Greqi, të cilët kryesisht janë sirianë, jeta e tyre është e rrezikuar nga sulmet seksuale e sidomos gjatë natës, raporton gazeta britanike “The Guardian”.

    Ata dhe fëmijët e tyre janë të rrezikuar nga sulmet seksuale që iu bëhen vajzave dhe fëmijëve të tyre, nga banda të ndryshme të meshkujve.

    Organizatat e bamirësisë dhe të drejtave të njeriut pohojnë se fëmijët të cilët jetojnë nëpër kampet e tyre, gjoja të sigurta në Greqi, e të cilat kanë ngjarë edhe të jenë të ligjshme për azilkërkuesit, se fëmijët e tyre nuk janë  të abuzuar seksualisht.

    Një punëtor që shërben në një kamp të refugjatëve në Greqi tregon se një familje irakiane është detyruar që ta lëshojnë kampin dhe të strehohet në një kamp tjetër për shkak se vajza e tyre u sulmua seksualisht.

    Babai i vajzës e cili u sulmua tha se kur vajzën e ftova që të luajmë me lojëra në telefonin e tij, kur është afruar ajo, ai ia ka parë shenjat në kraharor dhe në qafë, ku më pas vajza edhe ka treguar që është abuzuar seksualisht.

    Familjet të cilat janë duke jetuar në këto kampe të refugjatëve nuk janë duke u ndjerë të sigurt as vetë e as për fëmijët e tyre./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark