Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, ka shfrytëzuar audiencën që ka, në funksion të ministres Gërvalla dhe Kurtit. Kjo ambasadë ka bërë thirrje që diaspora atje të merr pjesë në takimin që do mbajnë dyshja e përmendur më lart.
Kjo faqe e ambasadës e cila do të duhej të ishte në funksion të qytetarëve për njoftime dhe ndihma të tjera, është përdorur për qëllime elektorale.
“Të nderuar bashkatdhetarë, Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz. Data: E Diel, 3 Nëntor 2024”, thuhet në njoftimin e publikuar në “Facebook”.
Kujtojmë së fundmi janë intensifikuar takimet e krerëve në mërgatë.
Ata janë duke i paraprirë zgjedhjeve që do mbahen në shkurt, duke lavdëruar veten.