Acari i lë mijëra njerëz pa rrymë në vendet nordike, Gjermania përballet me vërshime
Acari dhe bora shkaktuan rrëmujë nëpër vendet nordike këtë javë, duke i lënë mijëra njerëz pa rrymë dhe shumë të tjerë të ngujuar në automjetet e tyre në autostrada. Meteorologët…
Klikoni
Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Acari dhe bora shkaktuan rrëmujë nëpër vendet nordike këtë javë, duke i lënë mijëra njerëz pa rrymë dhe shumë të tjerë të ngujuar në automjetet e tyre në autostrada.
Meteorologët parashikojnë temperatura edhe më të ulëta ditëve të ardhshme.
1Skuterët e mbuluar me borë më 4 janar 2024 në Sundbyberg, afër Stokholmit. Temperaturat e ftohta ranë deri në -44,6°C pranë kufirit finlandez në stacionin e motit Karesuando që ndodhet në Laplandë të Suedisë.
2Një veturë e mbuluar me dëborë pas reshjeve të 4 janarit 2024 në Sundbyberg, afër Stokholmit.
3Një grua mban dy qese derisa ecën në një rrugë të mbuluar me borë, 4 janar 2024 Suedi.
4Dy mjellma duke notuar pranë brigjeve me akull të detit në Finlandë, 4 janar 2024.
5Veturat e mbuluara me borë më 4 janar 2024 në Sundbyberg, afër Stokholmit.
6Një burrë duke larguar borën nga vetura e tij në Sundbyberg, afër Stokholmit, më 4 janar 2024.
7Kjo foto e bërë më 3 janar 2024, tregon pemë të zhveshura të rrethuara nga bora dhe akulli në zonën Kaivopuisto të kryeqytetit finlandez Helsinki, ndërsa itemperaturat e ulëta kanë përfshirë vendin. Deri më tani temperatura kanë rënë nën -32°C në rajonin verior të Laplandit në Finlandë.
8Një burrë me një lopatë dore duke larguar borën nga hapësirat e parkingut pranë një ndërtese banimi në Stokholm, Suedi, 4 janar 2024.
9Kamionë të bllokuar në një autostradë në Linderod, në jug të Suedisë, 4 janar 2024.
10Njerëzit qëndrojnë në një zonë të mbuluar me borë në kryeqytetin finlandez, Helsinki, më 3 janar 2024, ndërsa acari goditi vendin. Temperaturat në Helsinki pritet të arrijnë deri në -20°C në ditët në vijim.
11Një skiator në shtegun e skijimit Oittaa në Espoo, Finlandë, 4 janar 2024.
12Njerëzit duke shijuar skijimin në qytetin Akaslompolo, në komunën e Kolarit, Finlandë, 4 janar 2024.
13Njerëzit duke zënë peshq nën akull në qytetin e Akaslompolos, në Kolari, Finlandë, 4 janar 2024.
14Një burrë duke ecur nëpër parkun Tiergarten të mbuluar me borë, Berlin, Gjermani, 5 janar 2024.
15Temperaturat shënuan -18 gradë në shtegun e skijimit Oittaa në Espoo, Finlandë, më 4 janar 2024.
16Njerëzit duke shëtitur në borë në qytetin e Akaslompolos, në Finlandë më 4 janar 2024.
17Bora e mbulon fshatin Vittangi në komunën Kiruna, në veri të Suedisë, ku temperaturat ranë në minus 38.9 gradë celsius mëngjesin e 3 janarit 2024. /REL