Tensionohen marrëdhëniet me Google dhe Microsoft pasi mbrëmjen e kaluar gjigandi i motorit të kërkimit zbuloi një dobësi kritike në Windows pas i kishte dhënë Microsoft një afat 10 ditor për eleminimin e saj.
Google publikoi mbrëmjen e kaluar një dobësi zero ditore në blogun e saj të sigurisë duke thënë se Microsoft akoma nuk ka publikuar një zgjidhje. “Kjo dobësi është jashtzakonisht serioze sepse po shfrytëzohet në disa sulme,” justifikohej Google.
Nëpërmjet saj hakerat mund të shfrytëzojnë një problem në kernelin e Windows me një thirrje win32k.sys. Sipas Google, ky i fundit ka lajmëruar kompaninë më 21 Tetor. Zakonisht Google jep afat 7 ditor kompanive ku duhet të arnojnë një problem sigurie ose përndryshe të publikohet.
Ndërsa Google në 2013-tën thoshte se 7 ditë është një afat i frikshëm për tu përballur, kur bëhet fjalë për problemet e të tjerëve nuk është i tillë.
Microsoft kritikoi ashpër lëvizjen e Google duke thënë se një gjë e tillë vë në rrezik miliona konsumatorë. Kjo nuk është hera e parë që dy kompanitë përplasen në një njëjtën mënyrë.
Në 2015-tën Google zbuloi një tjetër dobësi sigurie në Windows përpara se Microsoft të kishte mundësi ta eleminonte.