"Actum-taktum-llaktum" - Çka deshi të thotë Jahja Kokaj me këtë shprehje? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Actum-taktum-llaktum” – Çka deshi të thotë Jahja Kokaj me këtë shprehje?

    Insajderi
    22 September 2022 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Kuvendi e Kosovës është duke u diskutuar mbi grevën në arsim. Fjalën fillimisht e mori deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj duke përdorur disa shprehje të “çuditshme”, ai bëri thirrje që greva të ndalën, shkruan Insajderi.

    Deputeti foli edhe për humbjet që do të kenë fëmijët edhe nga aspekti shkencor.

    “Jam shumë i brengosur që fëmijët tanë prej moshës 5 deri në 20-vjeç, se tri javë janë të ndarë nga bankat shkollore. Kjo do të thotë se ato mijëra orë të humbura, gjenerojnë një cilësi dhe vlerë të madhe që unë jam i trishtuar, të them të drejtën s’më merr gjumi natën kur e di konsekuencën që do të kemi në ardhmërinë e fëmijëve. Prandaj dua të ndaj këtë pjesë, meqenëse është e bazuar në shkencë, dua të ndaj një brengosje të madhe. Kur ka qenë mirë të ndërpriten grevat? Dje. Meqenëse dje nuk mund të arrijmë, pasi nuk mundemi të lëvizim me shpejtësi të dritës, atëherë është mirë që ta ndërpremë sot pasdite. Prandaj me gjitha mundësitë e mia kam lutur në çfarëdo forme udhëheqësit grevistë që të ndërpritet greva”, tha ai.

    “Kjo është e bazuar në neuroshkencë për të cilën po flas. Nëse e thua me argumente të caktuara – dëmtohen aftësitë kognitive dhe emocionale të fëmijëve”, deklaroi ai.

    Kokaj vazhdojë të përdorë terminologji shkencore duke i lutur grevistët t’i rikthehen mësimit.

    “Në qoftë se don me arritë p.sh tek kjo foltore për të cilën sot arrita, është shumë vështirë të arrish unë i shoh do kolegë të mijë me çdo respekt arrijnë në mënyrë frekurente, ndërsa ai ka thënë në atë gjuhën e tektekëve tha duhet “actum-taktum-llaktum” që i bie shqip duhet me një aktivitet, strategji por edhe me brryla…, por sidoqoftë është sot jam duke i thirrur grevistet edhe si grevistë i dikurshëm, kur tri ditë ishte një sinkronizim i madh, si njeri që kam punuar në mbijetesën e universiteti si koleg i tyre nga kjo pozitë ti lus udhëheqësit grevistë që të kthehen e pastaj, në mënyrë si vullkane të gjinden modalitetet, gjinden modalitetet”, u shpreh ai.

    “Mençuria është një koherencë. Situata koherente është ajo që është e bazuar në të menduarit pozitiv edhe në situatën koherente është mundësia maksimale për nxjerrjen e rezultateve optimale që në gjuhë popullore do të thotë që me kokë të ftohët dhe të ulemi dhe të bisedojmë por së pari t’i kthejmë fëmijët në bankat shkollore…”, u shpreh ai.

    Seanca është duke vazhduar…

    /GazetaInsajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark