Ada nuk ka duruar më pas takimit me Hysenin dhe ka shpërthyer në studio duke deklaruar se ai ka ndjenja për Alvisën. Madje sipas Adës, Hyseni dhe Alvisa kanë planifikuar të dalin bashkë nga “Përputhen”.
Ada – Hysenit: Ti ke ndjenja për Alvisën dhe Alvisa ka ndjenja për ty
Ndërhyn Alvisa: Për mua mos fol
Ada: Aman të lutem pusho
Alvisa: Ti shiko ndjenjat e tua
Ada: Të mbaroj unë pastaj fol
Alvisa: Ti je zhytur në ndjenja këtu
Ada: Kush është zhytur?
Alvisa: Ti pra, ndjenjat e tua
Ada: Ku e di ti çfarë ndjenjash kam unë
Alvisa: E di shumë mirë unë, e dinë të gjithë
Ada: Po rri moj mbaj vendin tënd. Ju keni për të dalë të dy bashkë
Hyseni – Adës: Nuk e bëj për followersa
Ada – Hysenit: Nëse ti nuk ma vërteton që nuk ke ndjenja për Alvisën, që në fakt ma ke përforcuar mendimin që ti ke ndjenja, mua s’ke për të më njohur kurrë.