Adele zbulon se mikeshat e saj të ngushta nuk ishin fanse të këngës “Easy On Me” që po thyen rekorde botërore - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Adele zbulon se mikeshat e saj të ngushta nuk ishin fanse të këngës “Easy On Me” që po thyen rekorde botërore

    Insajderi
    18 October 2021 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adele ka zbuluar se tre nga shoqet e saj më të ngushta nuk ishin fanse të këngës së saj të re që ka thyer rekord, “Easy On Me” kur e dëgjuan për herë të parë

    Këngëtarja e cila ka folur në “BBC Radio 1 Breakfast Show” me Greg James, krijuesja e hitit, 33 vjeç, shpjegoi se ato nuk e pëlqyen këngën kur e dëgjuan.

    “I dërgova një fragment timin duke e kënduar për tre mikeshave të mia më të ngushta, derisa isha duke e shkurar. Njërës nuk i pëlqeu, tjetra thoshte, ” Epo, po, ndoshta, vazhdo të provosh”, tha Adele, shkruan DailyMail.

    Duke shtuar se një nga shoqet ishte shumë e zënë me punë sa nuk e dëgjoi fare këngën e cila ka vendosur një rekord të ri botëror për numrin më të madh të transmetimeve brenda një dite.

    Spotify zbuloi të premten se “Easy On Me” ka vendosur një rekord të ri duke u bërë kënga më e transmetuar ndonjëherë në një ditë të vetme.

    Kënga e shumëpritur, u publikuar në YouTube mesnatën e së 15 tetorit përpara se albumi i saj “30” të publikohej muajin e ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark