Adelina Ismaili: Po vjen koha e Albin Kurtit, influenca e tij po rritet kudo që ka shqiptarë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Adelina Ismaili: Po vjen koha e Albin Kurtit, influenca e tij po rritet kudo që ka shqiptarë

    Insajderi
    01 October 2025 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adelina Ismaili ka qenë së fundmi e ftuar në një emision ka ndarë me publikun momente nga jeta e saj personale, rrugëtimi artistik dhe këngët e saj që kanë bërë histori në muzikën shqiptare.

    Gjatë bisedës, këngëtarja u pyet edhe për projektin e saj të njohur “Ushtrinë time do ta bëj”, i cili në kohën e publikimit shkaktoi shumë diskutime. Pyetja lidhi bisedën edhe me politikën, temë të cilën Adelina nuk e shmangu.

    “Të flasësh për politikën dhe të mos flasësh për Adelina Ismailin është e pamundur. Mendoj se tash është epoka e Albin Kurtit. Në fakt, në Kosovë po se po, por besoj që do të jetë edhe këtej kufirit në një moment”, tha ajo. Moderatoret e pyetën nëse do të bënte “Një ushtri me Albin Kurtin”, ndërsa artistja u përgjigj me humor.

    “Ushtria është krijuar më 14 dhjetor 2018 në Kosovë, unë e kam ditëlindjen më 14 dhjetor. Unë besoj që Kosova e ka bërë këtë qëllimisht për hatrin tim”.

    Në vijim, ajo shtoi se sipas saj, ndikimi i kryeministrit të Kosovës po rritet dita-ditës:

    “Po më duket që influenca e tij po rritet kudo që ka shqiptarë, po duket se koha e tij po vjen. E kam një bindje që nuk do të kufizohet vetëm në Kosovë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark