Edhe pse pak kohë më parë kishte probleme serioze me shëndetin, Adem Demaçi e ka rimarrë vetën dhe tashmë po shijon ditët e para të pranverës me miq.
I shtyrë në moshë, Demaçi ka ngritur edhe dolli me miq.
“Një ditë e këndshme dhe relaksuese me Nderin e Kombit – Bacë Adem Demaçin, si dhe me miq të vjetër”, ka shkruar deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, i cili edhe i ka publikuar fotografitë në llogarinë e tij në Facebook, shkruan lajmi.net.
Adem Demaçi në shkurt i ka mbushur 81 vjet, ndërsa në burgjet e ish Jugosllavisë kishte qëndruar mbi 27 vjet.