Adem Grabovci flet për takimin me Jakup Krasniqin: Ishte i rastësishëm – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Adem Grabovci flet për takimin me Jakup Krasniqin: Ishte i rastësishëm

    Insajderi
    23 April 2017 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme i habitshëm ka qenë takimi në mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi si dhe deputetit të Nismës, Haxhi Shala.

    Takimi në mes treshes njoftohet të ketë ndodhur në një lokal në Durrës. Dyshimet e para sigurisht se u fokusuan në idenë e propozuar nga Nisma për Kosovën për Mocion në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

    Por në një prononcim për Indeksonline, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka mohuar një gjë të tillë.

    Sipas Grabovcit takimi ishte i rastësishëm dhe shumë miqësor.

    “Takimi ishte shumë miqësor, i rastësishëm dhe mjaft i mirë”, ka thënë Grabovci.

    Sipas tij ky takim nuk ka të bëjë fare me politikën apo me zhvillimet e fundit në vend


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark