Adem Huduti: Profili i kosovarit që udhëhoqi grusht shtetin në Turqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Adem Huduti: Profili i kosovarit që udhëhoqi grusht shtetin në Turqi

    Insajderi
    16 July 2016 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I lindur në Kosovë, gjenerali i ushtrisë turke, Adem Huduti është bërë temë e medieve turke pasi është arrestuar sot në Ankara për shkak se dyshohet të jetë njëri nga udhëheqësit e puçit të organizuar mbrëmë në Turqi.

    Huduti është komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë, shkruan CNN Turk.

    Adem Huduti kishte lindur në Kosovë në vitin 1952 – atëkohë Kosova ishte pjesë e ish Jugosllavisë – ndërsa më vonë ai dhe familja e tij kanë migruar për në Turqi.

    Në vitin 1973 Huduti përfundoi  Akademinë Ushtarake. Për shumë vite ishte pjesë e forcave tokësore të NATO-s për Evropën Jugore, me ç’rast njohu nga afër krizat globale dhe regjionale.

    Nga Gjeneral i Brigadës në vitin 1999, ai u promovua në Gjeneral Major në vitin 2004, pastaj Gjeneral i Përgjithshëm në vitin 2009 dhe në Gjeneral Lejtnant në vitin 2014.

    kur

    Gjatë sulmeve të 11 shtatorit Huduti ishte pjesë e logjistikës së Brigadës së Forcave Tokësore, nën gardën e Shefit të Përgjithshëm të Departamentit për Planifikim.

    Katër muaj pas sulmit kishte shërbyer në Afganistan, fillimi i vitit 2002, me vendosjen e trupave turke në Kabul.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark