Adem Salihaj: Thaçi do të akuzohet nga Gjykata Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Adem Salihaj: Thaçi do të akuzohet nga Gjykata Speciale

    Insajderi
    03 March 2016 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë se Hashim Thaçi nuk do të mund t’i shpëtoje ndjekjes së gjykatës speciale edhe pse është zgjedhur president i vendit.

    Sipas tij, Thaçi është në listën e të akuzuarve që do të dërgohen në këtë gjykatë.

    “Nuk besojë  se atë do të mund ta shpëtojë ndonjë lloj imuniteti, madje as pozita e presidentit. Unë mendoj që ai do të jetë në listën e të akuzuarve. Thaçi është akuzuar publikisht në raportin e Dick Martyt”, ka thënë ai.

    Këto komente Salihaj i bëri për një emision të RTV Dukagjinit, ku shtoi se Thaçi me zhdërvjelltësinë e tij do të mund t’io shpëtojë këtij gjyqi.

    “Ai ndoshta prapë do të tregohet  i zhdërvjelltë dhe mund t’i dërgoj edhe shokët tjerë në burg”, ka thënë ai./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark