Adem Salihaj “zbulon” një fis ilir në Afganistan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Adem Salihaj “zbulon” një fis ilir në Afganistan

    Insajderi
    14 October 2016 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Adem Salihaj në një konference për media ka zgjedhur të flas për “zbulimin” e një popull me prejardhje ilire në hapësirat e Afganistanit që sipas tij quhet ‘Kalash’.

    Sipas Salihajt, ky popull ka mbetur atje që nga koha e Aleksandrit të Madh gjatë një beteje ndërkaq ata që i shpëtuan betejës nuk u kthyen kurrë madje u martuan me gra vendase.

    Zbulimin e tij deputeti Salihaj e bazon në fjalët dhe besa që japin për njëri tjetrin një cift i martuar në ketë vend.

    “Ky popull ka përdorim të fjalëve shqipe, tradita të njëjta me ne dhe përdorin fjalë shqipe me emërtime, veshje dhe aspekte të tjera  të njëjta. Ata jetojnë në tre vendbanime që quhen Bamira, Balta dhe Humza janë fjalë që shihet qartë që janë shqipe”.

    Salihaj thotë se të rinjtë në këtë vend në ditën e dasmës së tyre betohen në gjuhën shqipe duke thënë “Derisa të vdes, besa-besë”, për ta dëshmuar këtë ai e ka publikuar në rrjetin social Facebook videon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark