Ademi: E nënshkrova mocionin, Qeveria nuk ofroi asgjë për komunitetin tim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ademi: E nënshkrova mocionin, Qeveria nuk ofroi asgjë për komunitetin tim

    Insajderi
    10 May 2017 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Ashkanlive të Kosovës (PDAK), Danush Ademi, ka bërë të ditur se e ka nënshkruar mocionin e rrëzimit të Qeverisë, për shkak se, sipas tij, kjo Qeveri nuk ofroi asgjë për komunitetin e tij ashkali.

    “E kam nënshkruar mocionin sepse një fëmijë ka vdekur nga kafshimi i qenve. Në këtë Kuvend kemi kërkuar një shumë e cila do t’i dedikohet komuniteteve, kemi kërkuar 1 milion euro për ndërtimin e shtëpive, por nuk kjo është refuzuar”, ka numëruar ai disa nga arsyet.

    Kjo qeveri duhet të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët, dhe e cila duhet t’u ndihmojë të varfërve. Unë si deputet jam këtu që t’i përfaqësojë ata, me të cilët po ballafaqohem çdo dite”, ka shtuar ai./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark