Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka konfirmuar se trajneri i ardhshëm i Kombëtares do të jetë gjerman.
“Dardanët” dështuan vitin e kaluar në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, cikël të cilin e kishte nisur me francezin Alain Giresse, për ta mbyllur pastaj me sllovenin, Primoz Gliha.
FFK-ja ishte në kërkim të një trajneri të ri, të cilin tashmë e ka gjetur.
Ademi nuk zbuloi emrin e tij, por konfirmoi se ai vije nga Gjermania dhe se zyrtarizimi është çështje ditësh.
“Çështja e trajnerit të kombëtares është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë ditëve në vijim, gjersa mund të theksojë se ai do të jetë gjerman”, tha i pari i FFK-së për “Kanal10”.