Aderimet politike japin sinjal për zgjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aderimet politike japin sinjal për zgjedhje

    Insajderi
    15 May 2016 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aderimet politike nga njëri subjekt politik në tjetrin kanë krijuar klimë parazgjedhore. Kështu të paktën vlerësojnë partitë politike opozitare dhe analistët politikë në vend.
    Aderimet e ndryshme nga njëri subjekt politik në tjetrin vlerësohen si sinjal për zgjedhje të parakohshme. Për dallim prej partive në pushtet, të cilat nuk flasin për zgjedhje të reja, opozita dhe analistët politikë në vend thonë se aderimet apo rirreshtimet politike kanë krijuar një klimë parazgjedhore. Madje, sipas tyre, zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme për të tejkaluar përfundimisht krizën politike në të cilën është zhytur vendi tash e disa muaj.
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i pyetur nga “Zëri” nëse i sheh aderimet politike si sinjal për zgjedhje, ka thënë se është krijuar një klimë parazgjedhore, madje, sipas tij, zgjedhjet mund të organizohen në vjeshtë. (Gazeta Zëri)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark