Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Adi Krasta ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Kështu ka njoftuar juristja e mediave, Flutura Kusari përmes një njoftimi në Facebook, ku poashtu tregoi se konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së ka dështuar.
“Sapo dola nga mbledhja e bordit të RTK-së. Konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së dështoi. Nuk u diskutua rishpallja e konkursit ndërsa u tha që bordi ka nevojë për kohë shtesë për caktimin e u.d drejtorit gjeneral. Bordi njoftoi që Adi Krasta ka dhënë dorëheqje”, ka shkruar Kusari.