Adil Olluri pranon çmimin “Premio Internazionale Ostana” në Itali - Insajderi
×
Kulturë

Adil Olluri pranon çmimin “Premio Internazionale Ostana” në Itali

Insajderi
04 June 2018 - 10:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vepra letrare e autorit Adil Olluri, më 5 prill të këtij viti është shpërblyer me çmimin ndërkombëtar “Premio Internazionale Ostana” në Ostanë të Italisë. Kurse çmimin e pranoi dje.

Arsyetimi i çmimit ishte për “origjinalitetin në prozë, humanizmin dhe mesazhin e paqes që jep rrëfimi i tij”.

Për më tepër, çmimi i është ndarë Ollurit në edicionin e dhjetë jubilar me radhë të këtij çmimi ndërkombëtar, ndërsa jepet nga Bashkia e Ostanës, Provinca e Cuneo-s, në bashkëveprim me asociacionin kulturor “Chambra d’oc”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark