Adminat e faqës #mekryeministrin kanë reaguar pas mbylles së grupit.
Ata thonë se grupi #meKryeministrin është pezulluar nga “Facebook-u” për shkak të raportimeve të organizuara nga grupe të ndryshme të lidhura ngusht me klikën e vjetër politike e të disa portaleve që paguhen nga to.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, ndjekës dhe kontribues të grupit #meKryeministrin,
E ndjej obligim të ju informoj se grupi #meKryeministrin është pezulluar nga “Facebook-u” për shkak të raportimeve të organizuara nga grupe të ndryshme të lidhura ngusht me klikën e vjetër politike e të disa portaleve që paguhen nga to.
Krejt kjo sepse iu kanë frikësuar grupit #meKryeministrin.
Ne u rritëm sepse na përkrahnin qytetarët. Këta investojnë milionat që kanë përfituar në mënyrë të jashtligjshme dhe asnjëherë nuk arritën të rriten sa ne. Ne nuk shitemi e as nuk blihemi, ne i shërbejmë vendit e interesave të disave.
Kjo nuk është hera e parë që kanë provuar të na e mbyllin grupin.
Fillimisht na raportuan disa herë sepse prezantonim drejtë mendimet e qytetarëve për qeverinë Kurti I, këta shpifin e dezinformojnë opinionin publik kundër qeverisë Kurti. Ishim zëri që nuk u ndalëm pro të drejtës, pro Albinit deri në fitoren e dytë të Kryeministrit Kurti. Prandaj na frikësoheshin e prandaj sot po festojnë.
Tani na raportuan sepse mbrojtëm denjësisht e reaguam zëshëm kundër deputetes Blerta Deliu që i quajti terroristë ish luftëtarët e UÇKsë.
Qytetarë të nderuar, ne do të kthehemi përsëri edhe më fuqishëm.