Administrata komunale në Prizren do të punojë edhe të shtunave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Administrata komunale në Prizren do të punojë edhe të shtunave

    Insajderi
    23 July 2022 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata Komunale në komunën e Prizrenit do të punojë edhe të shtunave për muajin korrik dhe gusht.

    Sipas njoftimit të komunës është zgjatur orari i punës i Sektorit të Gjendjes Civile dhe Shërbimeve Komunale, të cilat do të punojnë edhe të shtunave nga ora 09:00 deri në 13:00.

    “Qytetarë të nderuar të Komunës së Prizrenit, përveç shërbimeve online, me vendim të Kryetarit, Shaqir Totaj, është zgjatur orari i punës i Sektorit të Gjendjes Civile dhe Shërbimeve Komunale, të cilat dikastere do të punojnë edhe të shtunave nga ora 09:00 deri në orën 13:00, gjatë muajit Korrik dhe Gusht (23.07.2022 – 13.08.2022), për shkak të rritjes së vëllimit të punës pas ardhjes së bashkëatdhetarëve”

    Sipas komunës, orari është zgjatur për qëllim të kryerjes së shërbimeve në mënyrë sa më efikase për qytetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark