Administrata Trump merr një vendim lidhur me dosjet e klasifikuara për vrasjen e John Kennedy - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Administrata Trump merr një vendim lidhur me dosjet e klasifikuara për vrasjen e John Kennedy

    Insajderi
    19 March 2025 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata Trump publikoi të martën mijëra të dhëna në lidhje me vrasjen e presidentit amerikan, John F. Kennedy, për të cilat tha se më parë ishin klasifikuar.

    Shumë nga dosjet në lidhje me vrasjen e JFK janë zbuluar tashmë, përfshirë këtu edhe 13,000 dokumente të lëshuara gjatë administratës së Biden. Megjithatë, shumë nga dokumentet e publikuara të martën ishin redaktuar më parë, raporton CNN, përcjell Insajderi.

    Trump tha të hënën se “njerëzit kanë pritur për dekada” për të parë 80,000 faqet e të dhënave që lidhen me vrasjen e Kennedy. Menjëherë pas marrjes së detyrës, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që drejtonte publikimin e mijëra dosjeve në lidhje me vrasjet e Kennedy, Robert F. Kennedy dhe Martin Luther King Jr.

    Dokumentet u postuan në faqen e internetit të Arkivit Kombëtar. Mund të duhet pak kohë përpara se studiuesit që kanë studiuar vrasjen e JFK-së të analizojnë 1,123 dokumentet e sapo postuara, të cilat u identifikuan vetëm me numra dhe pa përshkrime.

    Por nuk ka asnjë indikacion që dosjet do të përmbajnë ndonjë ekskluzivitet të madh, sipas një njeriu që ka parë tashmë shumë prej regjistrimeve.

    Tom Samoluk ishte zëvendës drejtor i Bordit të Rishikimit të Dokumenteve të Vrasjeve, një panel qeveritar i formuar në vitet 1990 për të studiuar të dhënat në lidhje me atentatin. Ai dhe një ekip prej dhjetërash rishqyrtuan një sërë dokumentesh për publikim midis viteve 1994 dhe 1998.

    Nga ajo që ai rishikoi, nuk ka asgjë për të ndryshuar përfundimin aktual të vrasjes së Kenedit: se një person i armatosur i vetëm, Lee Harvey Oswald, ishte përgjegjës për vrasjen e tij. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark