Pas publikimit të videos në emisionin investigativ ‘Stop’, ku administratorja e kopshtit ‘Diren’ u filmua duke keqtrajtuar një fëmijë 3 vjeç ajo u arrestua nga policia.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Anjeza Shabani është shprehur se emisioni që transmetoi videon nuk e ka shfaqur të plotë.
Shabani ka pranuar se ka dhunuar fëmijën, por video sipas saj nuk tregon të vërtetën.
“Videoja është prerë, nuk është e plotë. Unë pasi e qëlloja edhe e kam përqafuar fëmijën. Por ai përsëri nuk pushonte. Unë nuk e dija që fëmija ishte autik. Nuk më kishin thënë. Po të shihni videot e plota shihet që unë e kam puthur dhe përqafuar disa herë”, ka deklaruar ajo në Polici.