Admirali amerikan Mark Ferguson viziton Prishtinën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Admirali amerikan Mark Ferguson viziton Prishtinën

    Insajderi
    28 April 2016 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas një komunikate për media, admirali amerikan ka thënë se Kosova ka gjithnjë e më pak kërcënime për të cilat duhet të përgjigjet NATO. Andaj, ka vijuar ai, Kosova tani duhet të fokusohet në prioritetet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe të drejtës si dhe të luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar.

    Në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi, sipas komunikatës, ka potencuar se Kosova është vend lider në rajon në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.

    “Kosova është shteti i vetëm në rajon që ka ndërmarrë hapa konkretë. E kemi miratuar legjislacionin që sanksionon pjesëmarrjen në konflikte të armatosura jashtë Kosovë”, ka thënë Thaçi.

    “Kemi realizuar fushata të vetëdijesimit të opinionit publik që të mos mashtrohen nga organizata terroriste e kriminale të tilla si ISIS. Asnjë kosovar nuk i është bashkuar grupeve terroriste në gjashtë muajt e fundit”, është shprehur presidenti i Kosovës.

    Të dy bashkëbiseduesit kanë trajtuar edhe çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovësnë Forca të Armatosura të Kosovës, si një forcë shumë-etnike.

    “Forcat e Armatosura do të jenë të gatshme për programin Partneriteti për Paqe të NATO-s”, ka thënë me këtë rast Thaçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark