Shkruan: Loer Kume
Albin Kurti mund te kete shume te drejte. Rama anulloi mbledhjen e perbashket te dy qeverive, dhe nuk dha shpjegime shteruese ndoshta per kete. Anullimi i Mbledjes se perbashket mund te kete arsye te pafundme, argumenta te dhena ose jo, te qendrueshme ose jo, dhe ne pergjithesi nuk i ben nder Kryeministrit Rama, edhe pse ishte kulmi i situates se nxehte ne veri. Kryeministrit Rama gjithashtu nuk i ben nder menyra si trajtoi dhe i dha Fund Open Balcans.
Cdo nisme e tille, qe rrezon mure e ka funksione dialogu, ka vlera. Dhe kur nje nisme e tille nuk funksionon, ulu dhe duke pare qytetaret ne sy, thuaje, nisma deshtoi me gjithe deshiren tone te mire. Gjerat deshtojne, dhe askush nuk eshte gjithmone i suksesshem.
Albin Kurti mund te kete dhe shume te drejte ne tere logjiken e ngjarjes se zgjedhjeve ne komunat me shumice serbe.
Ne nje moment, si ai cerri me i vogel i grupit te djemve ne lagje, qe edhe pse rrezohet gjithmone ne toke si peshe pupel, gjithmone reziston e ngrihet ne kembe, duke treguar dinjitet. Situata ne veri ishte dicka e ngjashme. Askush nga ne, racionale, te perditshem, apo analiste shkencore me tre kater sy ne balle, nuk mund te dije kurre te vertetat qe fshihen pas perdesh e perdesh prapaskenash e diplomacish midis shtetesh.
Me aleatet e perjetshem qe te dhane lirine sigurisht duhet qene pa kushte, por jo deri ne cenim te lirise. Dhe nuk ngjau as dicka dramatike vertet per te penguar keto raporte midis cliruesit dhe te cliruarit. Une nuk jam dakord kurresesi me zerat qe logjikojne qe lirine e ke prej Amerikes ndaj dorezim pa kushte. Amerika ndaj e dhuroi lirine, qe ta ushtroje Kosova aq sa mundet.
Thene keto, Kryeministri Kurti, si Albin, ne opinion tim me aq kohe sa e ndjek, eshte kthyer ne nje peshkop te drunjte dhe me sens unik udhetimi vetem nga vetja drejt vetes. Por ky eshte tipar qe e vuajne ose jo qytetaret e Kosoves.
Ama, Refuzimi per te takuar kryeministrin Rama, eshte ngjarja me qesharake, me skandaloze, me femijnore dhe e papjekur qe ka ngjare ne shume vite raportesh mes kryeministrash ne Ballkan e do thoja ne Europe.
Dy kryeministra shqiptare mund te mos ta gjejne gjuhen, mund te mos jene dakord per shume gjera, mund te kene antipati personale, por te mos presin njeri tjetrin, eshte madje, pertej vrulleve hormonale adoleshente.