Adoleshenti kosovar kapet në aeroport: Ishte nisur në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Adoleshenti kosovar kapet në aeroport: Ishte nisur në Siri

    Insajderi
    27 August 2016 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lirim Robelli 17 vjeçar nga Gjilani është ndaluar nga Policia e Kosovës, i cili ishte nisur për të shkuar në Siri.

    Robellit i cili ishte nisur në shkurt të vitit 2015 për të shkuar në Siri, i është ndërprerë rruga në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku edhe u arrestua nga Policia e Kosovës,raporton RTK.

    Më shqetësues  se tentimi i tij për të shkuar në Siri, është fakti se si i mituri arriti të pajiset me pasaportë dhe letërnjoftim origjinal, por me identitet të falsifikuar.

    Në letërnjoftim Lirimi nuk e ka mbiemrin Robelli por Rexhepi.

    Babai i Lirimit, ka thënë se pasaporta dhe letërnjoftimit, Lirimit i është lëshuar nga Zyra e gjendjes Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjilanit.

    Ndonëse i mitur, gjykata urdhëroi që ai të vuante dënimin në institucionin edukativo-korrektues. Por, babi i tij thotë se vendimi i gjykatës nuk po zbatohet për shkak se djali i tij  po vuan dënimin në burgun e Lipjanit bashkë me të tjerët që kanë kryer krime të rënda./RTK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark