Adoleshenti nga Gjilani akuzohet për terrorizëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Adoleshenti nga Gjilani akuzohet për terrorizëm

    Insajderi
    02 March 2016 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të riut nga Gjilani, 18 vjeçarit, Florentin Bajrami, për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste, transmeton Express.

    Sipas akuzës, Bajrami ende pa mbushur 18 vjeç, në shkurtin e vitit 2015 iu kishte bashkangjitur luftërave në Siri dhe Irak përkrahë organizatës ISIS.

    Ai ishte nxënës i imamit gjilanas Zekria Qazimi, dhe bashkë me shokun e tij më të rritur Kujtim Xheladini, janarin e vitit të kaluar, dyshohet se përmes Turqisë morën rrugë për vendet aziatike, për t’iu bashkuar, në shkurt të po atij viti, organizatës terroriste.

    Fillimisht, Gjykata Themelore e Gjilanit ndaj tyre kishte vënë masën e paraburgimit prej 30 ditësh, por Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se ka ngritur aktakuzë vetëm për Florentin Bajramin.

    Në qershor të vitit të kaluar edhe imami Zekria Qazimi, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se bënte thirrje për ekstremizëm./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark