Ajo për të cilën është folur sa e sa vite, qysh prej kohës kur rrjetet sociale janë bërë të famshme, ka ndodhur në Austri.
18-vjeçarja e cila ka vendosur të rri anonime, gjë që i garantohet me ligjet austriake, ka thënë se ka paditur prindërit e saj, për publikim të fotografive të saj kur ka qenë fëmijë, raporton gazeta britantike “The Telegraph”.
Sipas saj, fotografitë që prindërit e saj kanë publikuar, e bëjnë atë të ndihet jo mirë dhe shpeshherë “e turpëruar për vetën”, raporton Insajderi.
“Ata nuk dinin për marrë dhe limite”, i ka thënë ajo gazetës austriake, “Heute”.
“Ata nuk brengoseshin nëse kam qenë ulur në tualet apo duke u larë e zhveshur, me një fjalë çdo moment është fotografuar dhe e kanë bërë publike”, ka thënë ajo, raporton Insajderi.
Adoleshentja tha se para se ti dërgonte në gjykatë prindërit e saj, u ka kërkuar atyre që t’i largojnë më shumë se 500 fotografi të saj në Facebook, por ata kanë refuzuar.
“Jam lodhur duke mos më marrë seriozisht”, tha ajo.
Prindërit e saj kanë shpërndarë fotografi intime të saj me më shumë se 700 përdorues të tjerë në Favebook./Insajderi.com