
Komisioni Zgjedhor i Kosovës ka përditësuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të votave të numëruara në Komunën e Gjilanit. Në përditësimin e fundit janë publikuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas numërimit 100 përqind, sërish Lëvizja Vetëvendosje qëndron e para në listë, por me 2 përqind rënie. Tani i ka 51.42 përqind, apo 23 mijë e 814 vota.
Tashmë janë publikuar edhe rezultatet për kandidatë për deputetë.
Në listë ishin një numër i madh i kandidatëve nga Gjilani.
Nga numërimi i votave deri tani del se në vendlindje, krahasuar me kandidatët e tjerë, ka dështuar aktorja Adriana Matoshi.
Ajo atje ka marrë 3136 vota.
Ndërsa në nivel vendi ajo deri më tani ka siguruar mbi 13 mijë vota.
Ende mbetet e paqartë nëse Matoshi do të arrijë të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe prej Matoshit, Gjilani nuk e la keq me vota Liza Gashin.
Ajo grumbulloi 10173 vota.
Pas saj listën e kryeson, Arbëreshë Kryeziu, e cila ka mbledhur 8435 vota.
Ndërsa, Arjeta Rexhepi arriti të marrë 7 mijë e 447 vota.
Në anën tjetër, Luan Aliu, ka 6905 vota dhe Labinotë Dem Murtezi me 6 mijë e 158 vota.
Keq, me rezultat ka dal edhe Ismajl Kurteshi, duke marrë besimin e vetëm 4753 gjilanasëve.
Në bazë të këtyre rezultateve del se listës për më së paku vota nga kandidatët nga Gjilani, e prin deputetja Adriana Matoshi./Insajderi.org/