Aktorja dhe njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, e ka kryer obligimin e saj qytetar.
Matoshi ka postuar një InstaStory nga momenti i votimit, ku po ashtu ka bërë edhe thirrje për qytetarët që të dalin të votojnë.
“Përshëndetje ju bëj thirrje me dal me votua sepse me votën e juaj e siguroni ardhmërinë e juaj. Faleminderit për mirëkuptim. Dilni dhe votoni më të mirin”.
“Dil voto sa nuk është bërë vonë”, ka shtuar në imazhin ku shihet duke vendosur votën në kutin e votimit.
Kujtojmë se aktorja e shumë dashur, u zgjodh deputete në Kuvend në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Deputetja këtë vit bëri debutimin në politikë duke theksuar se do jetë zëri i të gjithëve e po ashtu për t’i mbështetur kolegët në fushën e artit.
Kujtojmë që numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.