Aeropani që u nis nga Hamburgu për Prishtinë, detyrohet të aterojë në Beograd- AACK del me një sqarim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aeropani që u nis nga Hamburgu për Prishtinë, detyrohet të aterojë në Beograd- AACK del me një sqarim

    Insajderi
    29 December 2024 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, ka dalë me një sqarim lidhur me fluturimin e djeshëm Hamburg-Prishtinë, i cili për shkak të disa problemeve teknike u detyra të aterojë në Beograd.

    AACK thekson se në bord ishin 155 udhëtar.

    “Flutrimi i planifikuar nga Hamburg për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur në ora 14:30 me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd në ora 16:27.

    Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) për të marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ky aeroplan ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku ka aterruar në 00:45 pas mesnatës”, thuhet në njoftim.

    Tutje në njoftim thuhet se Autoriteti i Aviacionit Civil dhe institucione tjera shtetërore të Kosovës bashkë me aeroportin e Prishtinës, kanë qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowngs për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim.

    “Udhëtarët e kthyer në Köln, operatori ajror Eurowings i ka sjellë në Prishtinë paraditen e sotme në ora 10:00 (Flt. Nr. EW6006)”, theksohet në njoftim. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark