Aeroplani amerikan aderon para kohe për një arsye të çuditshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Aeroplani amerikan aderon para kohe për një arsye të çuditshme

    Insajderi
    23 June 2016 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aeroplan që po fluturonte nga Alaska në Portland të SHBA-së ka aderuar para kohë, për shkak se një pasagjer tentoi ta puthte një adoleshente që po flinte gjumë.

    Për këtë incident ishte njoftuar edhe piloti, i cili mori masa duke aderuar në një aeroport tjetër, atë të Seattle – Tacoma Aeroport.

    Personi 23-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga zyrtarët, ishte i ulur pranë vajzës 16-vjeçare, derisa në kohën që ajo po flinte tentoi ta puthte atë, tregoi zëdhënësi i aeroportit, njofton The Independent.

    Pasi aeroplani aderoi para kohës, personi u arrestua nga policia për sulm të shkallës së katërt, shkruan Insajderi.

    Në anën tjetër, vajza adoleshente qëndroi në aeroplan dhe vazhdoi udhëtimin e saj drejt shtetit të Portlandit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark