Një aeroplan civil ka ateruar në një bazë ushtarake në Dakotën Jugore në vend se të aterojë në aeroportin për të cilin ishte nisur, e që është rreth 15 kilometra më larg.
Në bordin e aeroplanit kanë qenë rreth 130 persona.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet e autoriteteve amerikane, njofton CNN.
Kompania ajrore ka njoftuar se ka kërkuar falje për “këtë shqetësim” tek klientët.
Por, kjo nuk është hera e parë që një aeroplan ateron në aeroportin e gabuar. Dy vite më parë, një aeroplan i kompanisë Southëest ka ateruar disa kilometra larg destinacionit tek një aeroport që nuk ka pasur kullë të kontrollit./Insajderi.com