Një aeroplan i udhëtarëve i kompanisë EgyptAir, që nga Kajroja fluturonte për në Pekin, e ka bërë një aterim emergjent në Uzbekistan, për shkak të kërcënimit me bombë.
Të gjithë 118 udhëtarët dhe 17 pjësëtarët e ekuipazhit janë evakuuar, njofton BBC.
Zyrtarët thanë se kompania EgyptAir e kishte marrë një thirrje anonime që pretendonte se në aeroplan gjendet një bombë.
Nuk është gjetur kurrfarë materiali eksplodues dhe aeroplani më vonë e ka vazhduar fluturimin për Pekin.