Aeroplani goditet nga një dron, detyrohet të aterojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Aeroplani goditet nga një dron, detyrohet të aterojë

    Insajderi
    18 April 2016 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aeroplan që fluturonte nga Gjeneva me 132 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit është përplasur me një dron gjatë fluturimit afër aeroportit të Londrës, mirëpo nga incidenti nuk raportohet për të lënduar.

    Droni është përplasur në pjesën e përparme të avionit, por avioni ka qenë në gjendje të vazhdojë fluturimin.

    “Aeroplani ka ateruar në mënyrë të sigurt. Është studiuar nga ekspertët dhe nuk janë shkaktuar dëme të mëdha”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

    Policia e aeroportit të Londrës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një dron që ishte telekomanduar, por nuk dihet ende se nga kush, shkruan albinfo.ch

    Ekspertët e aviacionit të Londrës, shprehin shqetësimin e tyre për rritjen e numrit të dronëve dhe rreziku që mund të paraqesin për pasagjerët. Sipas Agjencisë së Sigurisë se Aviacionit britanik, gjithsej 23 incidente të ngjashme janë regjistruar në aeroportet në Britaninë e Madhe nga prilli deri në tetor 2015./Insajderi.com

     

     

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark