Të gjithë udhëtarët janë liruar të dalin nga aeroplani, përveç pilotëve dhe katër udhëtarëve ndërkombëtare, ka njoftuar Egypt Air.(BBC)
Sipas disa raportimeve, udhëtarët e huaj janë nga Evropa.
Fluturimi MS181, ku ndodheshin 81 udhëtarë që u nisën për Aleksandrisë për në Kajro, është rrëmbyer prej së paku një personi
(9: 23) Aeroplani i rrëmbyer ateron në Qipro
Një aeroplan kompanisë Egypt Air është rrëmbyer dhe më pastaj është detyruar që të ndryshojë destinacionin. Ai ka ateruar në bregun jugor të Qipros.
Fluturimi MS181 ku ndodheshin 81 udhëtarë që u nisën për Aleksandrisë për në Kajro, është rrëmbyer prej së paku një personi, njofton BBC.
Një pasagjer që si veshje kishe një jelek vetëvrasës urdhëroi drejtuesit e aeroplanit që të ndryshojë destinacionin e të niset për në Qipro, ka njoftuar kompania Egypt Air.
Policia në Qipro ka thënë se ata që janë duke e kontrolluar aeroplanin nuk kanë bërë ndonjë kërkesë menjëherë pas aterimit./Insajderi.com