×
  • Lajme
  • Lajme

    “Aeroplani im mbeti në ajër për 37 minuta”, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

    Insajderi
    15 June 2024 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se të enjtën aeroplani i tij  më shumë se gjysmë ore kanë pritur në ajër për të aterruar në Aeroportin e Prishtinës.

    Pacolli ka shkruar se askush nuk e dinë se pse ka ndodhur kjo, dhe se pasagjerët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim, transmeton Telegrafi.

    “Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen, por një gjë është e sigurt; Operatori amerikan ka leje të përhershme për aterrim në Prishtinë. Janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit. Aeroporti i Prishtinës na informoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për aterrim. Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim”, shkruan Pacolli në Facebook.

    Tutje, ai ka pohuar se shpreson që të mëson arsyen se pse ka ndodhur ky veprim nga autoritetet e aviacionit civil të Kosovës.

    “Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar qe si duket vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim”, vijon reagimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark