Aeroplani i planifikuar të ateronte në Prishtinë, ulet në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aeroplani i planifikuar të ateronte në Prishtinë, ulet në Tiranë

    Insajderi
    02 May 2016 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aksidenti i ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” ku aeroplani i Turkish Airlines doli nga pista, vazhdon ta mbajë të mbyllur këtë aeroport për fluturime dhe aterime të tjera.

    Kësisoj edhe aterimi i aeroplanit të “Jeta Air Fly” nga Brukseli që planifikohej të kryhej në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 21:10 është detyruar të aterojë në Aeroportin Rinas në Tiranë.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara.

    “Për shkak se aeroporti qëndron i mbyllur akoma, fluturimi nga Brukseli është divertuar në Tiranë. Udhëtarët do të transportohen nga atje për në Prishtinë dhe anasjelltas me autobusë”, ka thënë Gara.

    Aterimi i radhës është planifikuar të jetë ai i orës 23:50 që vjen nga Zurich./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark