Një aeroplan Airbus A320 EasyJet ka shmangur përplasjen me një makinë në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Automjeti i aeroportit ndodhej në pistë kur avioni po nisej për në Gjenevë.
Ngjarja ka ndodhur më 20 qershor, siç del nga një deklaratë e publikuar të premten (sot) nga Bordi Zviceran i Hetimit të Sigurisë (Sust).
Airbus me regjistrim zviceran HB-JXF mori lejen për t’u ngritur nga pista 35 pak pas orës 17:00. Ai ishte rrugës për në Gjenevë. Në të njëjtën kohë, në anën tjetër të pistës ndodhej një automjet i aeroportit, shkruan sda.ch.
Avioni fluturoi mbi makinë në një lartësi të mjaftueshme, thuhet në deklaratë. Prandaj u shmang një përplasje me makinën.
Në njoftimin e dhënë nga Sust nuk thuhet se sa njerëz ishin në bordin e avionit në momentin e incidentit. Airbus-i në fjalë ka hapësirë për 186 pasagjerë, përcjell albinfo.ch. Komisioni përgjegjës i aviacionit të Kosovës ka hapur një hetim.