Aeroplani rrëzohet dhe përplaset me një autobus në Brazil, ka viktima – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Aeroplani rrëzohet dhe përplaset me një autobus në Brazil, ka viktima

    Insajderi
    07 February 2025 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së paku dy njerëz vdiqën të premten, pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një rrugë të ngarkuar me automjete dhe u përplas me një autobus në qytetin Sao Paulo të Brazilit.

    Disa të tjerë pësuan lëndime.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 7 e 20 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale në distriktin bregdetar, Barra Funda, raporton televizioni CNN.

    Aeroplani i vogël i kompanisë “King Air” u nis nga aeroporti “Campo de Marte” të premten në mëngjes, por kulla e kontrollit e humbi kontaktin me aeroplanin disa minuta para rrëzimit.

    Dy pasagjerë të aeroplanit u dogjën për vdekje dhe gjashtë të tjerë u lënduan, sipas Policisë Ushtarake. Shërbimet emergjente kundër zjarrit shpëtuan pesë njerëz, i tha televizionit oficeri i policisë ushtarake, Jefferson de Souza.

    Në pamjet e publikuara në internet shihen flaka dhe tymi i zi duke u ngritur në qiell nga vendi i ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark